Franca po planifikon një fushatë vaksinimi për publikun e gjerë kundër koronavirusit gjatë muajve prill dhe qershor pas valës së parë të parashikuar për njerëzit më të ndjeshëm, tha Presidenti Emanuel Macron sot.
Në fillim të vitit 2021, është planifikuar fushata e parë e vaksinimit, shumë e shënjestruar, me vaksina të gjeneratës së parë, duke marrë parasysh dozat që Franca do të ketë në dispozicion, tha Macron në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin belg Alexander De Crome, transmeton portal arbresh.info
Vala e dytë, siç tha ai, do të jetë midis prillit dhe qershorit, do të jetë më e gjerë dhe do të arrijë tek publiku i gjerë me qëllimin e vaksinimit të sa më shumë njerëzve, shtoi ai.
Franca është goditur rëndë nga pandemia në valën e dytë, me një numër të madh njerëzish të infektuar me Covid-19 dhe me shumë humbje jetësh./arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?