Presidenti francez Emmanuel, Macron deklaroi në një intervistë se ”u takon evropianëve të vendosin se si t’i përdorin asetet e ngrira ruse, të cilat Donald Trump po i propozon si pjesë të planit të tij për të investuar në projekte të udhëhequra nga SHBA-të për të rindërtuar Ukrainën.
“Evropianët janë të vetmit që duhet të thonë, meqenëse është pjesë e planit, se çfarë do të bëhet me asetet e ngrira ruse të mbajtura nga evropianët”, theksoi kreu i shtetit.
“Presidenti rus Vladimir Putin nuk dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë. Nëse do të donte do ta bënte. Por, sot ai vazhdon të vrasë civilë dhe vazhdon të shkatërrojë në mënyrë metodike gjithçka që lidhet me energjinë elektrike dhe ta zhytë popullsinë në të ftohtë dhe errësirë”, shtoi ai.
Për presidentin francez “paqja fillon me një armëpushim”.
Rrustemi: Seanca mund të nisë edhe me një kandidat
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit