Presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të takohen sot me udhëheqësin kinez, Xi Jinping.
Ata arritwn në Pekin të mërkurën dhe do të priten nga presidenti kinez të enjten.
Diskutimet midis Macron, Xi dhe Von der Leyen do të fokusohen kryesisht në tregti, luftën në Ukrainë dhe ndryshimet klimatike.
Dje, presidenti francez tha se Kina ka rol të madh në rrugën drejt paqes në Ukrainë, dhe se Franca po kërkon të punojë me Pekinin “në këtë përgjegjësi të përbashkët për paqen dhe stabilitetin” në Kiev.
Edhe pse Pekini thotë se mban qëndrim neutral ndaj luftës në Ukrainë, vizita e Xi me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë dy javë më parë dërgoi një mesazh partneriteti mes dy vendeve.
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të mërkurën se Kina wshwt duke i ndihmuar ekonomisw sw Rusisw, teksa kjo e fundit përballet me sanksionet e Perëndimit për luftën në Ukrainë. Ai ka ritheksuar paralajmërimet e Perëndimit ndaj Kinës që të mos dërgojë armë në Moskë./euronews
“1.3 miliardë euro për armë”/ Sa do i rëndojë Shqipërisë ven...
Zjarr në një ndërtesë në Emshir, nuk ka të lënduar
Shtatë të lënduar në një aksident në Vitomiricë të Pejës
Drita luan baras në miqësoren ndaj Sileks
Specialja jep detaje për hudhjen e ankesës së Thaçit dhe Faz...
Aksident në Sllovi të Lipjanit, lëndohen tre persona