Presidenti francez Emmanuel Macron përgëzon veten për komentet në lidhje me ”vdekjen klinike” të NATO-s duke theksuar se aleanca kishte nevojë për një thirrje zgjimi, deklaratë e bërë në një konferencë shtypi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Pyetjet që unë bëra janë pyetje të hapura që nuk janë zgjidhur”, deklaroi Macron pas bisedimeve të tyre në Paris.
Ai vuri në dukje çështje si paqja në Europë, marrëdhëniet me Rusinë, çështja me Turqinë dhe pyetjen se kush është armiku i përbashkët.
“Dy samitet e fundit iu përkushtuan vetëm mënyrës sesi mund të punojmë për të lehtësuar kostot financiare për SHBA-në”, theksoi Macron duke folur për një shkëputje të dukshme mes këtij debati dhe sfidave me të cilat përballet aleanca.
Ndërkohë, Stoltenberg thekson se pavarësisht mosmarrëveshjeve brenda aleancës, ”themelet e NATO-s janë të forta”.
”Do të vazhdojmë të përshtatemi, të modernizohemi dhe së bashku do të kërkojmë sesi mund të forcojmë më tej rolin politik të NATO-s”, theksoi Stoltenberg, pavarësisht mosmarrëveshjeve në aleancë.
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...