Franca mbështet një plan për të lënë mënjanë Hamasin dhe për të fuqizuar një udhëheqje të reformuar me bazë në Ramallah, si pjesë e një shtytjeje të ripërtërirë për një zgjidhje me dy shtete.
Presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje të hënën, më 14 prill, për “reformën” e Autoritetit Palestinez si pjesë e një plani qe do te shihte qe organi me bazë në Bregun Perëndimor të qeverisë Gazen e pasluftes pa lëvizjen islamike Hamas. Franca është ndër vendet evropiane që ka mbështetur një plan që Gaza të kthehet në kontrollin e autoritetit me bazë në Ramallah pas gati dy dekadash sundimi të Hamasit, raporton Le monde.
“Është thelbësore të vendoset një kornizë për të nesërmen: çarmatosja dhe anashkalimi i Hamasit, përcaktimi i qeverisjes së besueshme dhe reformimi i Autoritetit Palestinez”, shkroi Macron në X pas një telefonate me homologun e tij palestinez Mahmud Abbas. “Kjo duhet të lejojë përparimin drejt një zgjidhjeje politike me dy shtete, me synimin për konferencën e paqes në qershor, në shërbim të paqes dhe sigurisë për të gjithë.”
Macron tha javën e kaluar se Franca mund të ndërmarrë hapin e paprecedentë të njohjes se nje shteti palestinez gjatë një konference të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork në qershor, duke shkaktuar dënime nga Izraeli.
Agjencia palestineze e lajmeve WAFA raportoi se Abbas dhe Macron kishin “theksuar nevojën urgjente për një armëpushim, përshpejtimin e shpërndarjes së ndihmës humanitare, refuzimin e zhvendosjes së popullit palestinez nga toka e tyre”
Franca ka mbështetur një plan të paraqitur nga vendet arabe, përfshirë Jordaninë, për të rindërtuar Gazën pa dëbuar 2.4 milionë banorët e saj palestinezë. Plani i miratuar nga Liga Arabe u paraqit për të kundërshtuar një propozim të SHBA-së për të dërguar banorët e territorit të shkatërruar nga lufta diku tjetër.
Zgjidhje me dy shtete
Hamasi ka qeverisur Rripin e Gazës që nga viti 2007, kur mori kontrollin nga Autoriteti Palestinez pasi u bllokua nga ushtrimi i pushtetit real, pavarësisht se fitoi zgjedhjet parlamentare vitin e kaluar. Si Franca ashtu edhe Shtetet e Bashkuara nën Joe Biden kanë bërë presion që Autoriteti Palestinez, i cili ka autonomi të kufizuar në pjesë të Bregut Perëndimor, të çrrënjos korrupsionin dhe të sjellë fytyra të reja me shpresën se mund të marrë drejtimin e Gazës.
Administrata me bazë në Ramallah, e udhëhequr nga 89-vjeçari Abbas, është penguar nga pushtimi i Bregut Perëndimor prej dekadash nga Izraeli dhe nga vetë jopopullariteti i presidentit palestinez.
Parisi ka mbrojtur prej kohësh një zgjidhje me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez, i cili do të shihte një shtet palestinez dhe izraelit të jetonte në paqe krah për krah. Megjithatë, një njohje formale e një shteti palestinez do të shënonte një ndryshim të madh politik dhe do të rrezikonte të antagonizonte Izraelin, i cili këmbëngul se lëvizje të tilla nga shtetet e huaja janë të parakohshme.
Por Macron të hënën vonë riafirmoi qëndrimin e tij, duke thënë se ai shpresonte se njohja franceze e një shteti palestinez do të inkurajonte të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë dhe se vendet që nuk e njohin Izraelin duhet ta bëjnë këtë.
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës
Agim Veliu reagon ashpër ndaj LDK-së pasi nuk u përfshi në l...
PDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë