Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas paralajmëroi sot Teheranin për aktivitetet e reja të pasurimit të uraniumit duke kërcënuar se do të aktivizonte një mekanizëm të përfshirë në marrëveshjen për programin bërthamor të vitit 2015 që mund të çonte në vendosjen e sanksioneve nga OKB.
“Tri palët europianë në marrëveshje, Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania, do të mblidhen sot në Paris për të diskutuar për hapat që do të ndjekin”, theksoi ai.
“Ne jemi shumë të shqetësuar që vërejmë se ekzistojnë ende aktivitete të pasurimit të uraniumit që Irani jo vetëm i ka njoftuar, por po vazhdon t’i realizojë”, deklaroi Maas pas mbërritjes në një takim me homologët e BE-së në Bruksel.
“Ne dëshirojmë të ruajmë marrëveshjen për programin bërthamor. Por Irani duhet t’u rikthehet detyrimeve dhe t’i respektojë ato. Në të kundërt, ne kemi të gjithë mekanizmat e përfshira në marrëveshje”, shtoi ministri gjerman.
Të shtunën, Irani theksoi se do të pasuronte uranium në masën 5%, pasi kishte kufizuar disa herë angazhimet ndërkombëtare për sa i përket programit bërthamor.
Teherani filloi të enjten aktivitetet e pasurimit të uraniumit në Fordo, të cilit i ishte ndaluar në kuadër të marrëveshjes ndërkombëtare për programin bërthamor iranian, të nënshkruar në vitin 2015.
Marrëveshja përfshin një dispozitiv për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, që numëron disa etapa./atsh/
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...