Janë publikuar fotografitë tronditëse që tregojnë dy elefantë duke vrapuar për të shpëtuar jetën e tyre pasi që u kapluan nga një zjarr i madh në Indi. Foto reporteri, Biplab Hazra që i bëri këto fotografi ka fituar një konkurs të fotografisë për mbrojtjen e kafshëve të egra.
Fotografia është bërë në rrethin Bankura të Bengalit perëndimor në Indi ku për fat të keq ka konflikt midis banorëve vendas dhe elefantëve.
Fotoja fitoi garën e drejtuar nga revista e kafshëve të egra të Sanctuary, tha kur shpalli çmimin që “kjo poshtërsi është rutinë”.
Për këto kafshë të zgjuar, të ëmbëla dhe shoqërore që kanë lëvizur nën kontinentin për shekuj, ferri është tani këtu pasi që po sulmohen kaq egër,” tha fotoreporteri Hazra.
Çfarë do që u ka ndodhur këtyre kafshëve në këtë fotografi është e paqartë dhe mund të konsiderohen mister.
Sipas Mainak Mazumder, i cili jeton në Bankura, fshatarët ishin përgjegjës për ‘shkatërrimin e rëndë të habitatit’ dhe se ‘elefantët i janë nënshtruar abuzimeve dhe torturave të tmerrshme’.
Elefantët, megjithatë, kanë ‘shkaktuar kërdi’ duke shkatërruar të mbjellat, duke dëmtuar tokën bujqësore dhe kanë ‘vrarë njerëz të pafajshëm’.
Kolonel Bekim Zejnullahu pranon detyrën si atashe i Mbrojtje...
Haradinaj pret në takim emisaren Pierce, flasin për konstitu...
Nis gjykimi ndaj Valon Aliut për vrasjen e ish-bashkëshortes...
OKB: Të paktën 875 palestinezë u vranë duke pritur për ndihm...
Rrahën një person ditë më parë në Pejë, arrestohen dy të dys...
Ushtarët e FSK-së dhurojnë gjak