Kryetari i qytetit port të Odesa ka thënë për BBC se një nga kërcënimet më të mëdha në rajonin e Detit të Zi është hequr, pasi u mbyt luftanija ruse Moskva.
Kryetari Gennadiy Trukhanov pohoi se “Luftanija Moskva kishte pajisjet më moderne të raketave. Ishte një kërcënim i madh për ne pasi mund të kishte mbështetur një sulm tokësor nëse do të ndodhte këtu”.
Qyteti historik i Odesës ka portin më të madh detar të Ukrainës dhe ka jetuar në frikën e një pushtimi në shkallë të plotë nga marina ruse e pozicionuar në det të hapur.
Edhe pse luftanija tani është shkatërruar, Trukhanov paralajmëroi se situata është ende e rrezikshme.
“Për fat të keq, armiku ka raketa – jo vetëm ato që ishin në luftanijen Moskva, por edhe në tokë, edhe në Krime. Ne mund ta shohim atë, pasi ka pasur sulme mbrëmë në Ukrainë. Ato janë bërë nga territori i Krimesë”, pohoi ai.
Ndryshe, autoritetet ruse kanë konfirmuar gjatë ditës së djeshme se është mbyt luftanija e tyre e famshme Moskva.
E ardhmja ende e paqartë: Agjentët e Vini Jr kontaktojnë gji...
42 aksidente trafiku e mbi 2 mijë gjoba të shqiptuara gjatë ...
Çmimet e derivateve: Edhe sot 1 litër naftë duhet të shitet ...
Trump ia zgjat afatin Iranit për hapjen e Ngushticës së Horm...
Sulmohet gjyqtari në një ndeshje futbolli në Obiliq, arresto...
Ndjekje si në filma, kapet në Tiranë 37-vjeçari me lëndë eks...