Dy luftanije të NATO-s, një amerikane dhe një turke, u ankoruan të mërkurën në portin e Tivarit në Malin e Zi, një shenjë force dhe dëshmi e pranisë së aleancës në Mesdhe.
Në një deklaratë për mediat, Ministria e Mbrojtjes në Malin e Zi tha se vizita e destrojerit amerikan “USS James E. Williams” dhe fregatës turke “Barbarosa” synon të forcojë marrëdhëniet dhe sigurinë në rajonin tonë, sidomos për vendet anëtare të NATO-s.
Anija amerikane “USS James E. Williams” ka nisur lundrimin në vitin 2003 dhe është e pajisur me predha Tomahawk. Ndërsa anija turke “Barbarosa”, e ndërtuar nga Gjermania dhe Turqia në vitin 1993, është e pajisur me raketa kundërajrore dhe konsiderohet si një prej fregatave më moderne.

Anijet amerikane kanë shtuar praninë e tyre në Mesdhe që prej nisjes së luftës në Ukrainë./A2CNN/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...