Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha sot se vendi i tij ka nevojë për më shumë armë dhe garanci sigurie nga NATO përpara fillimit të mundshëm të negociatave me Rusinë për t’i dhënë fund luftës.
Zelensky i bëri këto deklarata pas takimit me shefen e re të diplomacisë së BE, Kaya Kallas dhe presidentit të ri të Këshillit Evropian, Antonio Costa, të cilët vizituan Kievin në ditën e parë të mandatit të tyre.
Udhëtimi vjen pasi tensionet midis Moskës dhe Perëndimit janë të larta pas sulmeve të Ukrainës në territorin rus me raketa amerikane dhe britanike dhe lëshimit të një rakete eksperimentale hipersonike dhe kërcënimeve për përdorimin e armëve bërthamore.
Ndërsa thirrjet për negociata me Moskën bëhen gjithnjë e më të ngutshme, përfshirë edhe nga aleatët e Kievit, Zelensky u shpreh se vendi ka nevojë për “armë, duke përfshirë një numër të mirë armësh me rreze të gjatë të llojeve të ndryshme”./abcnews.al
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...
Pamje si nëpër filma: Shembet rruga Malush Kosova në Prishti...
Vazhdon stërvitjet intensive para përballjes me Turqinë
Ankohet qytetari, njehësori i energjisë tregon gabim orën e ...
Zbulohet magazina me drogë në Shijak, arrestohen 4 persona