Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë ka thënë se Moska do të shkatërrojë të gjitha pajisjet ushtarake amerikane që janë dërguar në Ukrainë.
Komentet e Maria Zakharova vijnë pasi sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken u tha udhëheqësve ukrainas në Kiev se pavarësisht një vonese prej një muaji, më shumë armatime amerikane do të dërgoheshin dhe se një pjesë e tyre kishin mbërritur.
Zakharova synoi gjithashtu përpjekjet nga Perëndimi për të përdorur asetet e ngrira ruse për rindërtimin e Ukrainës. Ajo tha se një veprim i tillë do të ishte në kundërshtim me ligjin rus dhe rrezikonte të minonte sistemin financiar ndërkombëtar.
Nëse asetet ruse në SHBA do të konfiskoheshin, kjo mund të nënkuptojë 5 miliardë dollarë të tjerë ndihmë për Ukrainën, që vjen nga zotërimet e Bankës Qendrore Ruse.
Megjithatë, nuk ka gjasa që SHBA të konfiskojë asetet pa marrëveshje nga anëtarët e tjerë të G7 dhe Bashkimit Europian./abcnews.al
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...