Një deputet ukrainas tha për BBC se autoritetet në qytetin e rrethuar juglindor të Mariupolit besojnë se u kanë mbetur në dispozicion vetëm tre ditë furnizime ushqimore përpara se të fillojë uria.
Dmytro Gurin, pohoi se është njoftuar nga zyra e kryetarit se rrugët e qytetit port Mariupol, janë të mbushura me trupa dhe se autoritetet janë detyruar të gërmojnë një varr masiv për 33 persona, pasi varrezat janë të pamundura për shkak të bombardimeve.
“Tani kemi situatën ku civilët dhe qytetet paqësore bombardohen me qëllim”, tha Gurin. “Prindërit e mi jetojnë në lagjen lindore të Mariupolit, nuk ka asnjë infrastrukturë ushtarake në këtë zonë dhe nuk ka pasur asnjëherë”.
Gurin u bëri thirrje vendeve perëndimore të pranojnë se “Lufta e Tretë Botërore tashmë ka filluar” dhe i kërkoi SHBA-së që të lejojë Poloninë të pajisë Forcën Ajrore të Ukrainës me avionë të vjetër luftarakë MiG-29.
“Pyetja e vetme se kur duhet t’i bashkohen këtyre forcave është sa ukrainas vdesin dhe sa ukrainas do të vdesin brenda një jave”, argumentoi ai. /arbresh.info/
SHBA ul tarifat për Indinë në 18 përqind/ Kusht që të ndërpr...
Pas “Memories”, Gjesti nis përgatitjet për këngë...
Aktakuzë kundër dy personave për marrje dhe dhënie të ryshfe...
`Diella` fiton çmimin e parë për përdorimin e inteligjencës ...
BE: Procesi i dialogut nuk dëmtohet për shkak të Lajçakut
Spanja do të ndalojë hyrjen e personave nën 16 vjeç në rrjet...