Rusia nuk ka plane për asnjë vend të NATO-s dhe nuk do të sulmojë Poloninë, shtetet baltike apo Republikën Çeke, por nëse Perëndimi furnizon Ukrainën me avionë F-16, atëherë ata do të rrëzohen nga forcat ruse, paralajmëroi presidenti Vladimir Putin mbrëmjen e së mërkurës, raporton Reuters.
Duke folur me pilotët e forcave ajrore ruse, Putin tha se aleanca ushtarake e udhëhequr nga SHBA ishte zgjeruar në lindje drejt Rusisë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, por se Moska nuk kishte plane të sulmonte një shtet të NATO-s.
“Ne nuk kemi synime agresive ndaj këtyre shteteve. Ideja se ne do të sulmojmë një vend tjetër – Poloninë, shtetet baltike dhe çekët po tremben gjithashtu – është absurditet i plotë. Është thjesht një nxitje.”, tha Putin.
I pyetur për F-16 që Perëndimi ka premtuar të dërgojë në Ukrainë, Putin tha se avionë të tillë nuk do ta ndryshonin situatën në Ukrainë.
“Nëse ata furnizojnë F-16, dhe ata po flasin për këtë dhe me sa duket po trajnojnë pilotë, kjo nuk do të ndryshojë situatën në fushën e betejës,” tha Putin.
“Dhe ne do të shkatërrojmë avionin ashtu siç shkatërrojmë sot tanke, automjete të blinduara dhe pajisje të tjera, duke përfshirë raketa të shumta. Sigurisht, nëse ato do të përdoren nga fusha ajrore në vendet e treta, ato bëhen për ne objektiva legjitime, kudo që mund të ndodhen”, tha Putin./abcnews.al
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan