Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se vendi i tij është i përgatitur të marrë palestinezë të plagosur nga Gaza, pasi spitalet në enklavë raportojnë se janë të tej-mbushur.
Sipas mediave të huaja, ai tha gjithashtu se Turqia do të bëjë përpjekje për të rritur presionin ndaj Izraelit për të siguruar që palestinezët e lënduar të evakuohen nga Gaza.
Po ashtu Erdogan tha se Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, kishte qenë i hapur ndaj diskutimeve mbi rritjen e fluksit të ndihmave humanitare në vendkalimin Rafah, pwr tw cilat presidenti turk dëshironte të shihte deri në 500 kamionë në ditë.
Ankaraja do të ndërmarrë hapa për të siguruar ambulanca, ushqim, ujë dhe ilaçe për Gazën në bashkëpunim me vendet e tjera, tha ai gjithashtu gjatë fluturimit të tij të kthimit pas një samiti të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik në kryeqytetin e Uzbekistanit, Tashkent.
Udhëheqësi turk ka qëndruar me vendosmëri kundër Izraelit gjatë gjithë këtij konflikti, duke e etiketuar atë si pushtues dhe duke thënë se Hamasi nuk është një organizatë terroriste./euronews
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Edon Zhegrova pas fitores ndaj Pisas: Forca jonë është grupi...
Polonia ndërton fortifikime me topa e mitralozë për të mbroj...
Radoniqi voton i pari në Pejë
Zgjedhjet e parakohshme, nisin votimet në Kosovën
Sa ishte numri i personave që votuan në 25 përfaqësi diploma...