Lufta me Iranin, Trump: Do të përfundojë së shpejti, nuk ka mbetur praktikisht asgjë për të synuar

17:14 | 11 Mars 2026
E.G

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se lufta me Iranin do të përfundojë “së shpejti”, duke pretenduar se ka mbetur pak për të synuar dhe duke përsëritur se vendimi për t’i dhënë fund konfliktit do të jetë vendimi i tij.

“Pak kjo e ajo… Sa herë që dua të mbarojë, do të mbarojë”, i tha ai Axios në një intervistë të shkurtër telefonike.

“Lufta po shkon shkëlqyeshëm. Jemi shumë përpara afatit. Kemi shkaktuar më shumë dëme sesa mendonim të ishte e mundur, madje edhe në periudhën fillestare gjashtëjavore”, tha Trump.

Lufta SHBA-Izrael kundër Iranit ka kapluar Lindjen e Mesme, pasi sulmet iraniane kanë goditur shtete fqinje, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërkohë që Izraeli po lufton gjithashtu kundër Hezbollahut në Liban.

Trump dhe Izraeli e akuzojnë Iranin se po përpiqet të ndërtojë armë bërthamore, ndërsa Teherani këmbëngul se programi i tij është vetëm për qëllime civile./abcnews.al

 

Shpërndaje në rrjete sociale