Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish për situatën në Lindjen e Mesme, duke përsëritur qëndrimin e tij të prerë ndaj Iranit.
Gjatë një deklarate për gazetarët në bordin e avionit presidencial Air Force One, Trump u shpreh: “Irani nuk mund të ketë armë bërthamore.”
I pyetur nëse SHBA mund të bëjë më shumë për të ndihmuar Izraelin, Trump tha se “aktualisht po bëjmë mjaft mirë”, duke shtuar se fokusi i tij është që “njerëzit të jenë të sigurt”, në lidhje me thirrjen që bëri më herët për evakuimin e qytetarëve nga Teherani, shkruan a2cnn.
Presidenti amerikan mohoi se po kërkon një armëpushim, duke theksuar:
“Nuk po kërkojmë një armëpushim. Po kërkojmë diçka më të mirë se një armëpushim.”
I pyetur se çfarë mund të jetë “më mirë” se një armëpushim, ai u përgjigj shkurt: “Një fund i vërtetë. Jo armëpushim, por një fund.”
Dronët dhe raketat ruse sulmojnë Ukrainën para takimit Zelen...
Takim Trump-Zelensky në Florida/ Bisedime për armëpushim, Ze...
Ndërhyrja e Serbisë pritet të ndikojë në votën e pakicës ser...
Arrestohen dy persona për grabitje në Ferizaj
Përfundon procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike, vot...
Kurti: 5 vjet, 5 fjalë – Nënat, fëmija, veriu, bujqësia, ush...