Sadiq Khan ka thënë se Londra “kurrë nuk do të frikësohet nga terrori”, në kohën kur kryeqyteti britanik po mban zi për viktimat nga sulmi i brendshëm.
“Ju do t’i shihni londinezët duke u kthyer nga puna qoftë nga Parlamenti, qoftë nga bashkia, spitalet apo biznese nëpër Londër, sepse kështu jemi ne”, ka thënë kryebashkiaku, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk do të lejojmë këta terroristë të na frikësojnë, ne nuk do të lejojmë të na ndryshojnë mënyrën tonë të jetesës”.
Khan ka bërë homazhe për policin Keith Palmer dhe viktimat e tjera të sulmit.
Një person dje theri me thikë për vdekje një polic dhe shkeli me makinë shumë të tjerë./Arbresh.info
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...