Numri i të vrarëve nga zjarri në një ndërtesë shumëkatëshe në pjesën perëndimore të Londrës, ka arritur në 12 vetë dhe ka shqetësime se ky numër mund të rritet, ka njoftuar policia.
Një grua që ka shpëtuar nga zjarri në kullën Grenfell, ka rrëfyer se ishin pikërisht djemtë myslimanë që po ktheheshin në shtëpi pas përfundimit të lutjeve, që i kanë ndihmuar ata, transmeton portali arbresh.info
Djemtë myslimanë ishin ndër të parët që kanë parë skenën e tmerrshme dhe kanë ndihmuar njerëzit që të largohen nga ndërtesa.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale dhe që është shpërndarë për më shumë se 1 mijë herë, ajo dëgjohet duke falenderuar djemtë që po ktheheshin nga xhamia.
Sipas saj, sikur mos të kishin qenë këta djemtë, shumë njerëz do të kishin humbur jetën.
“Ata na kanë shpëtuar dhe ata kanë bërë shumë gjëra të mira. Ata kanë ndihmuar njerëzit me ujë dhe u kanë dhënë drejtim njerëzve”, thotë ajo./Arbresh.info
https://twitter.com/mrjammyjamjar3/status/874985179743494146?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.indy100.com%2Farticle%2Fdonald-trump-world-leaders-handshake-award-g7-nato-theresa-may-7758871
Enver Hasani: Është puç, s’ka procedurë pa 80 deputetë të pr...
Kancelari gjerman: SHBA po mposhtet nga Irani në tryezën e b...
Sot vazhdon seanca për zgjedhjen e presidentit
E marte me diell dhe vranësira
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...