Një djalë 10-vjeçari i njohur si Haroon, u fiksua pas Shtetit Islamik pasi ia doli të lexonte për sulmet e tmerrshme terroriste në Paris të kryera në vitin 2015.
Djaloshi ka parë video të tmerrshme të ISIS-it, duke prerë koka dhe djegien e të burgosurve, dhe i ndikuar nga to ka ngjallur panik pasi ka shprehur simpatinë për grupin terrorist, trasmeton portali arbresh.info.
Gjatë një interviste në Radio 4 ai ka pranuar se është ‘interesuar’ për grupin pas sulmeve të Parisit, kur mbetën të vrarë 130 persona.
Ai madje edhe është ndikuar nga një lojë, në të cilën shfaqet organizimet e një sulmi në aeroporte.
Haroon pohon se ai është ushqyer për të parë video propagandistike pasi u etiketua si ‘terrorist’ nga shokët e tij të klasës myslimanë dhe jo-myslimanë.
Më pas ai ka shtuar se është ngritur para klasës dhe ka shprehur besnkërinë e tij ndaj Shtetit Islamik.
Rrëfimi ka ngjallur debat në qeverinë britaneze që synon të luftojë ekstremizmin me bazë brenda vendit.
Ai ka theksuar më pas se program qeveritar për parandalimin e bindjeve terroriste i ka ndihmuar atij që të kalojë këtë fazë.
Rasti i tij është mbyllur pas 12 muajsh hetimi, ndërsa një mësues ka mbetur nën hetim./Arbresh.info
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...