Lideri suprem iranian e quan Trumpin kriminel

19:45 | 14 Prill 2018

Lideri suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei ka thënë se sulmet ajrore të koordinuara nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Franca janë një krim që nuk do të sjellë përfitime.

“Sulmi i sotëm në Siri është një krim. Qartësisht deklaroj që presidenti i Shteteve të Bashkuara, presidenti i Francës dhe kryeministrja britanike janë kriminelë”, ka thënë Khamenei në një deklaratë, transmeton portali arbresh.info.

“Ata nuk do të ketë përfitim sikurse në Irak, Siri dhe Afganistan viteve të kaluara dhe kryen krime të tilla e nuk fituan asgjë”, shton më tej ai.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha të shtunën se sulmet e drejtuara nga Shtetet e Bashkuara mbi Sirinë ishin “të papranueshme dhe të paligjshme”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara