Parlamenti armen do të vendosë nëse do të mbështesë liderin e opozitës Nikol Pashinyan si kryeministër të ri, në një çast vendimtar për vendin.
Pashinyan, i cili ka udhëhequr demonstratat anti-qeveritare që detyruan ish kryeministrin Serzh Sargsyan të japë dorëheqje, është i vetmi kandidat, transmeton portali arbresh.info.
Partia në pushtet Partia Republikane më parë tha që nuk do të propozojë kandidat për të lehtësuar tensionet.
Partia Republikane ka dominuar politikën armene që nga vitit 1999.
Sargsyan, i cili kishte shërbyer 10 vjet si president, dha dorëheqjen më 23 prill vetëm disa ditë pasi u betua si kryeministër. Ai ishte akuzuar se po përpiqej të kapte pushtetin.
Të 47 anëtarët e opozitës të parlamentit kanë premtuar të votojnë për Z. Pashinyan, por ai do të ketë nevojë për votat e disa deputetëve të Partisë Republikane për të fituar shumicën që ai ka nevojë në shtëpinë me 105 vende./Arbresh.info/
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...