Liderët evropianë do të zhvillojnë një video-samit ku pritet të diskutojnë përgjigjen e përbashkët financiare ndaj recesionit ekonomik si pasojë e virusit Covid 19.
Ata pritet të kërkojnë nga Komisioni Evropian formimin e një Fondi të Rimëkëmbjes, që do të ndihmoj sektorët dhe vendet më të prekura nga koronavirusi, shkruan arbresh.info.
“Unë propozoj që t’i kërkojmë Komisionit të analizojë nevojat e sakta, dhe të prezantojë një dokument që bashkon të gjitha sfidat me të cilat po përballemi”, ka thënë Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.
Edhe pse ende nuk është bërë e qartë se si do të mbushet ky fond, disa propozime kërkojnë që shuma e tij të shkoj nga 1 deri në disa trilionë euro./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...