Krerët e BE-së kanë reaguar në lidhje më vdekjen e ish-kancelarit gjarman Helmut Kohl, i cili ndërroi jetë në moshën 87-vjeçare.
Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, përmes llogarisë së tij zyrtare në Twitter ka theksuar se ‘vdekja e tij dhemb shumë thellë’ dhe që Kohl ishte ‘thelbi i vërtetë i Europës’, transmeton portali arbresh.info
Helmut's death hurts me deeply. My mentor, my friend, the very essence of Europe, he will be greatly, greatly missed https://t.co/ikJFdzK9m0
— Jean-Claude Juncker (@JunckerEU) June 16, 2017
Gjithashtu edhe Presidenti i KE-së, Donald Tusk, ka shkruar se Kohl ishte një mik dhe një burrë shteti.
“Gjithmonë do ta kujtoj Helmut Kohl. Një mik dhe një burrë shteti që ndihmoi në ribashkimin e Europës”, ka shkrua Tusk.
I will always remember Helmut Kohl. A friend and a statesman who helped reunite Europe.
— António Costa (@eucopresident) June 16, 2017
Në Bruksel flamujtë janë ulur në gjysëm shtizë, për hir të burrit që kujtohet si ‘babai i ribashkimit’.
https://twitter.com/SamWhite1190/status/875743242519797760?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.euronews.com%2F2017%2F06%2F16%2Fkohl-s-death-hurts-deeply-eu-leaders-pay-tribute
Ish-kancelari gjerman, Helmut Kolh, shërbeu në Gjermani gjatë periudhës 1982-1998. Kohl ishte një forcë shtytëse për futjen e monedhën euro dhe duke bindur gjermanët që të heqin dorë nga vlera e tyre monetare.
Kohl raportohet se ka vdekur të premten në mëngjes në shtëpinë e tij në Ludwigshafen./Arbresh.info
“Liria ka emër” merr përkrahjen edhe nga presidentja Osmani
Berisha: Do të votojmë për kryetarin e Kuvendit dhe presim t...
Nis seanca konstituive e Kuvendit
Pacolli sqarohet për kredinë e garantuar për Naim Murselin, ...
MABCO: Hapja e aeroportit të Vlorës në rrezik
Tahiri nga AAK: Besojmë që do të konstituohet Kuvendi, por K...