Libia ka kundërshtuar planin e Bashkimit Europian për të ngritur atje qendrat e pritjes së emigrantëve dhe trajtimit të kërkesave të tyre për azil në vendet Perëndimore.
Kryeministri libian, Fayez al-Sarraj tha për gazetën Bild se është tërësisht kundër këtij plani dhe se qëndrimi i tij nuk do të lëkundet as nga ofertat financiare të Bashkimit Europian.
“Ne jemi absolutisht kundër Evropës që na kërkon zyrtarisht, që të strehojmë emigrantë ilegalë, që Bashkimi Europian nuk dëshiron t’i marrë”, deklaroi kryeministri libian për Bild.
Ai vijoi edhe më tej kritikat për Bashkimin Europian, duke e akuzuar se ka lënë Libinë të vetme në betejën për të shpëtuar emigrantët në detin Mesdhe.
“Anijet tona patrullojnë çdo ditë në detin Mesdhe, për të shpëtuar emigrantët, por ne jemi lënë të vetëm në këtë betejë. Libia ka nevojë për mbështetje njerëzore dhe financiare, që të përballojë fluksin e shpëtimit të emigrantëve”, tha lideri i Libisë.
Më herët, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Migrimin tha se 51,782 emigrantë dhe refugjatë hynë në Evropë nga deti deri më 18 korrik. Ky total krahasohet me 110,189 në këtë kohë të vitin e kaluar dhe 244,722 në këtë kohë në vitin 2016. Numri i të vdekurve deri më sot, për këtë vit është 1,490.
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...