Në një sulm me autobombë në qytetin Bengazi të Libisë të paktën 6 civilë e kanë humbur jetën ndërsa më shumë se 20 të tjerë janë plagosur.
Zëdhënësi i Njësisë qendrore policore për sigurinë në Bengazi, pranë Kuvendit të Përfaqësuesve me qendër në Tobruk, Tarik el-Harraz në një deklaratë për AA tha se në një sulm me autobombë në lagjen Xhemal në qendër të Bengazit e kanë humbur jetën të paktën 6 civilë, në mesin e tyre edhe një fëmijë ndërsa 20 të tjerë janë plagosur.
Ai bëri të ditur se sulmi është kryer në afërsi të Panairit të Industrisë së Arteve Siriane të organizuar nga një delegacion. “Organizatat terroriste të cilat kanë marrë përgjegjësinë e sulmit, dëshirojnë që botës t’i japin mesazhin se Bengazi nuk është vend i sigurtë. Vazhdojnë hetimet lidhur me rastin”, tha ai.
Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim