Operatorët specialë amerikanë realizuan së fundmi një nga operacionet më të guximshme të shpëtimit në kujtesën e kohëve të fundit, thellë brenda territorit të Iranit.
Pasi një avion amerikan F-15E Strike Eagle u rrëzua, Delta Force nxitoi për ta nxjerrë pilotin. Avionë transporti C-130 që mbështesnin misionin kishin mbetur bllokuar. Me forcat iraniane që po afroheshin, luftëtarët amerikanë morën një vendim të vështirë: ata hodhën në erë avionin e tyre.
Gardat Revolucionare e Iranit tha se disa avionë amerikanë u shkatërruan gjatë misionit amerikan, sipas agjencisë së lajmeve Tasnim.
Sipas New York Times, forcat amerikane hodhën në erë avionët e tyre transportues C-130 pasi u bllokuan në një aeroport dhe nuk donin që ato të binin në duart e iranianëve.
Për të fituar kohë, operatorët amerikanë raportohet se krijuan kratera në rrugë dhe shkaktuan bllokime të mëdha trafiku që ngadalësuan reagimin e forcave ushtarake iraniane.
Interi “blindon” kreun e tabelës, merr fitore të...
Lavrov bisedë telefonike me homologun iranian: SHBA të heqë ...
Tragjedi në ditën e Pashkës – pema rrëzohet nga era e fortë,...
Ulet në gjunjë për t’i propozuar, Brikena i thotë R...
Hoxhaj për debatin në Maqedoninë e Veriut: Absurde që shqipj...
Paralajmërimi i SHBA-së për sigurinë e Shqipërisë, Nufi: Nuk...