Letra e nobelistit Albert Einstein nga viti 1922 dërguar motrës së tij, në të cilën e paralajmëron për antisemitizmin dhe nacionalizmin rritës në atë kohë, është shitur në Kudsin Perëndimor për rreth 40.000 dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).
Shtëpia e ankandit Kedem njoftoi se letra, të cilën Einstein e shkroi para periudhës së qeverisjes së Adolf Hitlerit, liderit të Gjermanisë naziste, të martën mbrëma u shit për 39.360 dollarë.
Einstein letrën e ka shkruar pas atentatit të cilin djathtistët ekstrem në tetor të vitit 1922 e kryen ndaj ministrit gjerman të Punëve të Jashtme, Walther Rathenau, i cili ishte hebre.
Fizikani, i cili po ashtu ishte hebre, nga policia u paralajmërua se edhe ai mund të jetë në rrezik, pas çka Einstein filloi të fshihet.
“Këtu gatuhen kohëra të errëta politike dhe ekonomike. Unë jam i lumtur që mund të lë gjithçka”, shkroi Einstein.
Shtëpia e ankandit njoftoi se letra është shitur dy herë më shumë se shuma e pritshme.
Kurti i dërgoi mesazh Hamzës në mbrëmje, Çitaku zbulon përmb...
Ronaldo realizon tjetër gol, Al Nassr afër titullit kampion
Tjetër penallti në “Metropolitano”, Alvarez barazon
Kurti takon virtualisht Haddad, flasin për integrimin evropi...
Prishtina 01 fituese e Kupës së Kosovës në futsal
Arsenali shkon në pushim me epërsi ndaj Atleticos