Nga e hëna, anëtarët e parlamentit letonez, Saeima, dhe zyrtarë të tjerë të cilët nuk kanë poseduar dëshmi vaksinimi kundër coronavirusit ose të rikuperimit, janë përjashtuar nga punët parlamentare, duke përfshirë edhe nga takimet në internet dhe votimet në parlament.
Muajin e kaluar, shteti australian i Victoria-s gjithashtu implementoi masë vaksinimi për ligjvënësit.
Por, Letonia është vendi i parë demokratik që e bën këtë në nivel kombëtar, shkruan EuroNews transmeton arbresh.info
Ndryshe, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se Evropa ishte i vetmi rajon në botë ku vdekjet nga COVID-19 u rritën javën e kaluar, pas një rritje prej 5 për qind.Në raportin e saj javor mbi pandeminë të lëshuar të martën, OBSH tha gjithashtu se rastet u rritën me 6 për qind globalisht, të nxitur nga një rritje në Amerikë, Evropë dhe Azi.
OBSH tha se vdekjet nga COVID-19 në të gjitha rajonet përveç Evropës mbetën të qëndrueshme ose ranë javën e kaluar, duke arritur në 50,000 në të gjithë botën. /arbresh.info/
Prokuroria e Pejës paralajmëron intervistimin e mbi 200 komi...
Moti për sot në Shqipëri me reshje shiu të dendura, borë në ...
Pengesat kyçe për marrëveshjen SHBA-Iran që synon shmangien ...
Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës mbahet ...
Sot mbahet “Dita e Biznesit Francez në Kosovë”
Keith Self ia dorëzon Kamberit projektligjin për diskriminim...