Në Itali vijon ngërçi i krijimit të qeverisë, ndonëse duket se tashëm Lega Nord dhe ‘5 Yjet’ kanë arritur një akord për të bashkëqeverisur.
Pengesa e vetme duket se janë kufizimet buxhetore që ka vendosur Bashkimi Europian dhe që pamundësojnë Lega Nordit të mbajë premtimet e saj elektorale.
Pikërisht për këtë arsye, partia e ekstremit të djathtë në Itali, ka dalë me një komunikatë, ku është shprehur e gatshme t’i shpallë ‘luftë’ BE-së dhe politikave të saj buxhetore.
“Ne duhet të flasim me një zë të vetëm dhe t’i themi BE-së, të cilës i paguajmë miliarda euro çdo vit, se për ne italianët vijnë të parët. Më parë duhet të përfundojmë gjërat që duhen bërë dhe vetëm më pas mund të shqetësohemi për rregullat absurde që janë shkruar shumë vite më parë, kur bota ishte tërësisht ndryshe”, ka deklaruar përfaqësuesi i Lega Nord, Claudio Borghi.
Këto deklarata kanë gjetur edhe mbështetjen e liderit të lëvizjes ‘5 Yjet’, Matteo Salvini, që gjithsesi është treguar më i matur në fjalën e tij.
“Kontrata jonë thuajse është nënshkruar. Tani është momenti të gjejmë kurajën të shohim përpara. Mbështes idenë se rregullat buxhetore të BE-së duhet të ndryshojnë, por kjo duhet bërë me negociata të vazhdueshme me partnerët tanë”, deklaroi Salvini./tch/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...