Katër liderë evropianë kanë thirrur për ‘Bashkim Federal’ të Evropës në mënyrë që të forcojnë marrëdhëniet mes shteteve teksa Brukseli i afrohet datës së “divorcit’’ të parë në përvjetorin e 60 të tij.
Përfaqësues të dhomave të ulëta të parlamenteve në Francë, Itali, Gjermani dhe Luksemburg kanë shkruar një letër në gazetën italiane La Srampa, duke u kërkuar shteteve anëtare të mos ‘paralizohen nga frika’ e Brexit-it ose ‘shqetësimet në lidhje me zgjedhjet e ardhshme në vendet e tjera’, transmeton arbresh.info.
Claude Bartolone nga Asambleja Kombëtare e Francës, Laura Boldrini nga Dhoma e Deputetëve italiane, Norbert Lammert nga Bundestagu gjerman, dhe Mars Di Bartolomeo nga Dhoma e Deputetëve të Luksemburgut e publikuan letrën para takimit të udhëheqësve parlamentarë që do të mbahet në Romë me 17 mars.
Liderët do të takohen të shënojnë 60 vjetorin e Traktatit të Romës, i cili formoi Komunitetin Ekonomik Evropian, para se të formohej Bashkimi Evropian.
Në letër shkruhej: “Tani është momenti i lëvizjes drejt integrimit politik- Bashkimit Federal të Shteteve me kompetenca të gjera”.
“Ata që besojnë në idealet Evropiane, duhet të jenë në gjendje t’u japin jetë në vend se të pafuqishëm të vështrojnë muzgun e saj të ngadalshëm”, thuhej më tej në këtë letër./Arbresh.info
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë