Marine Le Pen, presidentja e Frontit Kombëtar (FN), partia e ekstremit të djathtë francez, u akuzua sot për shpërdorim të besimit në hetimin për asistentët parlamentarë të eurodeputetes së FN.
”E thirrur gjatë pasdites nga gjyqtarë të sektorit financiar në Gjykatën e Parisit përgjegjëse për këtë çështje hetimore, Marine Le Pen e moshës 48 vjeçare lëshoi një deklaratë dhe nuk iu përgjigj pyetjeve siç e detyron ligji”, njoftoi për median avokati i saj, Rodolphe Bosselut, raporton AFP.
Bosselut shtoi se klientja e tij kishte depozituar një ankesë prej së hënës kundër kësaj aktakuze, që në këndvështrimin e saj shkel parimin e ndarjes së pushteteve.
”Kandidatja humbëse në presidencialet franceze, e zgjedhur eurodeputete në 2004, është nën akuzë për ‘shpërdorim besimi’, në cilësinë e deputetes evropiane nga viti 2009 deri në 2016 për përdorim të fondeve evropiane në rrogat e derdhura për llogari të shefes së kabinetit të FN-së, Catherine Griset dhe truprojës së saj Thierry Legier”, bëri të ditur një burim gjyqësor./kp
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen