Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, arriti në Kinë të mërkurën, në vizitën e tij të parë tek aleatja kryesore e Rusisë, që prej se Moska nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës muajin e kaluar.
Ai u takua me ministrin e Jashtëm rus, Wang Yi, në provicën kineze Anhui, raportoi transmetuesi shtetëror kinez CGTN.
Kryediplomati rus po ashtu pirtet të marrë pjesë në një sërë takimesh të organizuara nga Kina për të diskutuar për mënyrat për ta ndihmuar Afganistanin. Diplomatët nga Shtetet e Bashkuara dhe shtetet fqinje të Afganistani, po ashtu pritet të marrin pjesë në këto takime.
Por, lufta e Rusisë në Ukrainë ka gjasë që të jetë temë e këtyre takimeve.
Për dallim nga shumë shtete perëndimore, Kina ka refuzuar që ta dënojë pushtimin rus të Ukrainës.
Pekini ka thënë se ministri i Jashtëm, Wang Yi, do t’i takojë së bashku të gjithë përfaqësuesit.
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...
Shtrenjtimi i naftës, Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të...
Vendet e Gjirit i bëjnë thirrje Këshillit të Sigurimit të OK...