Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha të mërkurën se disa formulime për marrëveshjet me Ukrainën janë afër për t’u arritur, me status neutral për Kyivin.
Megjithatë, ai i tha gazetës RBC se ka edhe çështje të tjera me rëndësi që po diskutohen ende, duke përfshirë përdorimin e gjuhës ruse në Ukrainë dhe “lirinë e fjalës”, raporton Reuters.
Ai shtoi se Rusia nuk sheh “asnjë shenjë” se SHBA është e interesuar në zgjidhjen e konfliktit.
Shtetet e Bashkuara kanë rol vendimtar në përcaktimin e pozicionit të autoriteteve ukrainase, por “sot, ne nuk shohim asnjë interes nga Shtetet e Bashkuara për ta zgjidhur shpejt këtë konflikt”, tha Lavrov.
Kjo vjen pasi negociatori rus Vladimir Medinsky i tha agjencisë së lajmeve Interfax se bisedimet me Ukrainën janë të vështira dhe të ngadalta, por Rusia “sinqerisht” dëshiron paqe sa më shpejt të jetë e mundur.
“Negociatat janë të vështira, po shkojnë ngadalë. Sigurisht, ne do të donim që gjithçka të ndodhte shumë më shpejt, kjo është një dëshirë e sinqertë e palës ruse. Ne duam të arrijmë në paqe sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Medinsky.
“Ne kemi nevojë për një Ukrainë paqësore, të lirë, të pavarur, neutrale – jo një anëtare e blloqeve ushtarake, jo një anëtare e NATO-s”, shtoi ai.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...