Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, do të zhvillojë vizitë zyrtarë në Serbi më 6 dhe 7 qershor.
Ai para arritjes në Beograd ka njoftuar se do të diskutojë me krerët politikë atje për temat me interes të përbashkët, tema në të cila është përfshirë edhe Kosova.
“Sigurisht, është shumë me rëndësi që të kuptojmë vlerësimet e lidershipit serb për planet për periudhën e ardhme”, është përgjigjur Lavrov derisa ka folur për Kosovën, raporton Euronews,rs, transmeton arbresh.info.
Ai ka thënë se duan të kuptojnë për tepër për negociatat Prishtinë-Beograd, duke shtuar se duhet të jenë të bazuara në rezolutën 1244.
“Mbështesim vendimin e Serbisë i cili do të jetë i pranueshëm për popullin serb”, ka shtuar ai./arbresh.info/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...