Në një lëvizje të befasishme, disa anëtarë të opozitës së armatosur të Sirisë janë evakuuar të premten mbrëma, nga Ghouta Lindore e mbajtur nga rebelët, thanë burime për Al Jazeera.
Evakuimi vjen pasi ushtria siriane intensifikoi operacionet e saj në pjesën qendrore të periferisë së rrethuar të Damaskut, njoftoi televizioni shtetëror, transmeton portali Arbresh.info.
Jaish al-Islam, një nga grupet kryesore rebele në Ghouta Lindore, njoftoi se kishte rënë dakord për evakuimin e disa luftëtarëve të Hayat Tahrir al-Sham më parë pjesë e Frontit Al Nusra të lidhur me al-Kaidën – të cilët u arrestuan nga grupi në Ghouta Lindore.
Sipas mediave siriane, 13 luftëtarë u evakuuan me familjet e tyre përmes pasazhit të al-Wafeedin dhe u bartën në provincën Idlib.
Marrëveshja për evakuimin thuhet se është arritur me ndihmën e Kombeve të Bashkuara dhe disa subjekteve ndërkombëtare, përveç anëtarëve të shoqërisë civile.
Marrëveshja e evakuimit erdhi pasi Jaish al-Islam dërgoi një letër muajin e kaluar në OKB duke u zotuar për të lehtësuar evakuimin e ish-anëtarëve të al-Kaidës./Arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër