Aeroplani i Air India gjatë rrugës për në Shtetet e Bashkuara u detyrua të kthehej në New Delhi pasi udhëtarët në fluturim përjetuan një takim të papritur me një lakuriq nate.
Një video që është bërë virale është duke u përhapur në rrjetet sociale indiane: ekuipazhi dhe pasagjerët e tronditur shikojnë lakuriqin duke fluturuar në një Boeing 737.
Aeroplani u nis nga Delhi për në Newark, por lakuriqi u pa vetëm pas rreth një ore fluturimi, njoftoi agjencia e lajmeve ANI. Pastaj kapiteni vendosi të kthehej në New Delhi, raporton dailymail.
Zyrtarët indianë të aviacionit civil thanë se aeroplani ishte kthyer dhe u dezinfektua. Lakuriqi më vonë u gjet i vdekur në një seksion të klasit të biznesit, thanë zyrtarët për ANI.
Ndryshe, pasagjerët u transferuan në një aeroplan tjetër që u ul në Newark me disa vonesa, thuhet në raport. /Telegrafi/
Sonte kemi dasmë, martohen Brikena e Mateo
Izraeli sulmon uzinën e madhe petrokimike iraniane
Trump kërcënoi të godasë infrastrukturën iraniane, President...
Hamza i përgjigjet Kurtit: Duhet ta konkretizoni iniciativën...
Mevlan Ademi: Nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës...
Iran-SHBA, synohet fundi i armiqësive me armëpushim të menjë...