Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Serbisë, është bërë e ditur se Rusisë nuk do t’i vendosin sanksione autoritetet atje.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, sipas mediumit serb ‘Novosti’ në një adresim për media, ka thënë se e sheh të panevojshme çështjen e sanksioneve ndaj Rusisë, raporton arbresh.info.
“Serbia gjatë diskutimeve duhet të menaxhojë mbrojtjen e interesave të saj jetike dhe shtetërore. Serbia beson se nuk është e rëndësishme për momentin që të vendosen sanksione ndaj ndonjë shteti, përfshirë Rusinë”, thuhet në një ndër pikat e prezantuara nga Vuçiqi.

Megjithatë, kreu i Serbisë ka thënë se shteti i tij e mbron integritetin territorial të Ukrainës.
Vendimet vijnë pas presionit që iu është bërë Vuçiqit të reagojë karshi situatës në Ukrainë./arbresh.info/
Haradinaj mbështet protestën e veteranëve, thirrje për mobil...
Igor Tudor dhe Tottenham Hotspur ndajnë rrugët
Ismajli dhe Mehmeti: Keqardhje për humbjen në Poloni, synojm...
PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇ...
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...