Është e paqartë nëse sulmuesi i vrarë në Vjenë veproi si “ujk i vetmuar”, por si një qytet kozmopolit, ky qytet ofron mundësi të ndryshme, kështu që ka të rinj që u drejtohen ekstremistëve në kërkim të përkatësisë, Wolfgang Petritsch, një ish-ndërmjetës ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë dhe tani president i Fondit Marshall në Austri.
Sipas tij, Austria ka bërë mjaft për integrimin e migrantëve në shoqërinë e saj, duke përmendur migrantët nga ish-Jugosllavia si një shembull pozitiv.
Petritsch ka shfaqur drojën që pas sulmeve terroriste që ndodhën të hënën në mbrëmje, më 2 nëntor, hyrja e migrantëve në Austri dhe vendet e tjera evropiane do të kufizohet edhe më shumë, ndonëse ata janë shumë të nevojshëm për kontinentin e vjetër.
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar të martën (më 3 nëntor) se, përveç Kujtim Fejzullahit, dy shtetas të tjerë të Maqedonisë së Veriut janë të përfshirë në sulmet në Vjenë, ku të hënën u vranë katër dhe u plagosën 23 njerëz./lajmi.al/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...