Një person në SHBA ka shkaktuar reagime të mëdha.
Kjo pasi që ai shkon nëpër shtëpi duke u thënë njerëve se është zjarrfikës dhe atë në Kaliforni, zonën e kapluar nga zjarret këto ditë.
Në një video të publikuar nga një zonjë shtëpie, shihet ai tek bisedon dhe e siguron se “gjithçka është në rregull”.
Diane Cody, gruaja që e ka publikuar videon, ka thënë se më pas, sa më shumë që e kanë shikuar videon, e kanë parë atë person duke i vënë një sy rreth e rrotull shtëpisë, madje edhe tek pjesa ku fëmijët po hanin bukë.
“Kemi arritur në pikën ku po shqyrtojmë të largohemi nga kjo zonë”, ka thënë ajo përderisa është vërtetuar se personi në video nuk është zjarrfikës.
Kontrabanduan 30 dele nga Serbia, njëri arratiset e tjetri a...
27 Maji – Dita kur u konfirmua aktakuza për krime lufte ndaj...
Kurti sot zhvillon takim me kongresistë amerikanë
Izraeli intensifikon sulmet në Liban, mbi 30 viktima, mes ty...
Sot Kurban Bajrami, Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar d...
Presidenti Begaj uron Bajramin nga qyteti i shenjtë i Mekës