Ahmed el-Faqi al-Mahdi edhe pse u lut për mëshirë, ai është bërë zyrtarisht xhihadisti i parë i burgosur për krime lufte.
Ish-mësuesi u deklarua fajtor për shkatërrimin e 10 objekteve fetare në Timbuktu, objekte që datonin nga shek.14, transmeton koalb.com.
Gjyqtarët në Hagë thanë se vendet e shkatërruara ishin në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe se objektet fetare kishin kuptim emocional dhe simbolik për banorët e Timbuktu.
“Duke goditur kultet fetare, al-Mahdi ishte pjesë e një grupi që synon të rrënojë shpirtin e një populli”, tha gjyqtari Raul Pangalangan.
Në mënyrë të veçantë, gjyqtarët thane se ai ‘ushtroi kontroll mbi sulmet, i planifikoi ato, i drejtoi dhe morri pjesë në aktivitetet kriminale’.
Ish-mësuesi që bënte pjesë në grupin terrorist Al-Qaeda është dënuar me nëntë vite burg. /Koalb.com
Kurti komenton deklaratën e Gecit për burgim të përjeshtëm p...
Përurohen transformimi i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK
Shqipëria luan miqësore me Luksemburgun në qershor
Dështon mbledhja e komisionit për shëndetësi, shkak kuorumi
FSK-ja drejt Gazës, Amerika vendos kur nisen trupat nga Koso...
Barcelona ka disa objektiva për merkaton e verës, ndër ta ed...