Aeroporti i Stambollit në Turki ka ndaluar të gjitha fluturimet këtë të martë deri në orën 13:00, për shkak të reshjeve të mëdha të borës.
“Për shkak të kushteve të këqija të motit të vazhdueshëm, nuk do të ketë ulje-ngritje avionësh në pistat e Aeroportit të Stambollit dhe mbyllja është shtyrë deri në orën 13:00. më 25 janar”, tha kreu i Autoritetit Shtetëror të Aeroporteve të Turqisë, Huseyin Keskin, në Twitter, shkruan Anadolu.
Aeroporti u mbyll për fluturime deri në orën 4 të mëngjesit me orën lokale pasi reshjet e mëdha të borës goditën Stambollin, qytetin më të madh të Turqisë, të hënën, duke mbyllur qendrat tregtare dhe duke ndërprerë trafikun./arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër