Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner tha sot se do të ishte në interesin e Arabisë Saudite që të normalizojë marrëdhëniet e saj me Izraelin, siç vepruan edhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Do të ishte shumë mirë për çeshtjet saudite. Do të ishte shumë mirë për mbrojtjen saudite dhe, të jem i sinqertë, unë mendoj se do të ndihmonte edhe palestinezët”, tha ai gjatë një konference telefonike me gazetarët.
“Mbreti Salman i Arabisë Saudite dhe Princi i Kurorës Mohamed bin Salman vazhdimisht kanë shprehur dëshirën e tyre që palestinezët të kenë një shtet dhe mundësi ekonomike”, vazhdoi Kushner, plani i paqes për Lindjen e Mesme i të cilit u refuzua nga palestinezët.
Arabia Saudite, ekonomia më e madhe në botën arabe, nuk e ka komentuar zyrtarisht marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Emirateve, të negociuara nën kujdesin e SHBA-së./atsh/
Shtrenjtimi i naftës, Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të...
Vendet e Gjirit i bëjnë thirrje Këshillit të Sigurimit të OK...
Mashtrim milionësh në Ferizaj, arrestohet i dyshuari për tje...
Atletico arrin marrëveshje me një tjetër lojtar të Atalantas
Osmani organizoi pritje me rastin e largimit nga detyra, zyr...
Real Madridi e bën prioritet yllin e PSG për merkaton e verë...