Një shqiptare do të shërbejë për herë të parë si gjyqtare në Gjykatën Civile të Nju Jorkut. Edit Shkreli më 8 nëntor, në një ceremoni ku morën pjesë drejtues të gjyqësorit të shtetit të Nju Jorkut, senatorë dhe Ambasadori i Kosovës në SHBA.
Në ceremoninë e zhvilluar sipas protokollit amerikan për gjyqësorin, nuk munguan dhe simbolet shqiptare. Sopranoja Dëshira Krliu këndoi himnin shqiptar, ndërsa në sallë nuk mungon flamuri i Shqipërisë dhe ai i Kosovës.
Edit Shkreli ka përfunduar në vitin 2011 studimet për avokaturë në Nju Jork. Prej tetë vitesh ajo ka punuar në sistemin e drejtësisë amerikane. Ndërsa si pjesë e angazhimit akademik ajo është pjesë e stafit pedagogjik në universitetin e drejtësisë në Nju Jork.
Veç angazhimit në sistemin e drejtësisë amerikane, Shkeli është aktive dhe në organizatat e komunitetit shqiptar që jeton në SHBA. /euronews.al
Çmimi i Bitcoin bie për ‘tokë’
Inspektorati mbyll 26 motele dhe villa në gjithë Kosovën
Roma po e shqyrton rikthimin e Tottit me një rol të rëndësis...
Ministri për pakicat pretendon se të drejtat e shqiptarëve n...
I pari i futbollit në botë uron Agim Ademin për rizgjedhjen ...
Gjukanoviq uron Kurtin për fitoren gjatë një takimi në Prish...