Mbreti i Tajlandës Maha Vajiralongkorn është kurorëzuar me kurorë në ceremoninë treditore të riteve tradicionale.
Vajiralongkorn ka trashëguar fronin më 2016 pas vdekjes së babait të tij Bhuminol Adulayadej.
Ditë më parë, në një njoftim të Pallatit, u njoftua se mbreti është martuar me partneren e tij, tanimë mbretëreshë, Suthida.
Tajlanda ka një monarki kushtetuese, por familja mbretërore ka fuqi të mëdha.
Gjatë ceremonisë të së shtunës, 66 vjeçarit iu dorëzua kurora që peshonte 7,3 kilogramë, të cilën e vendosi në kokë shkruan REL
Pas vendosjes së kurorës, mbreti premtoi se do të sundojë në drejtësi, ashtu siç kishte bërë babai i tij. Kjo ceremoni po ndodhë në kohën e paqartësive politike. Zgjedhjet e përgjithshme u mbajtën më 24 mars, të parat që nga grusht-shteti më 2014, por qeveria e re nuk është zgjedhur ende.
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë