Forcat kurde të Sirisë njoftuan të enjten se kanë lansuar ofensivë kundër grupit të Shtetit Islamik (IS).
Kjo erdhi si përgjigje, pasi gjashtë luftëtarë kurdë u vranë të hënën kur militantët e IS-it sulmuan një kompleks në Raqa, ish-kryeqyteti i tyre në Siri.
Sipas Forcave Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët, me këtë sulm ata kishin për qëllim të ‘eliminojnë’ luftëtarët e IS-it nga zonat që kanë qenë ‘burim i sulmeve të fundit terroriste”, raporton AFP.
E mbështetur nga një koalicion ndërkombëtar antixhihadist i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, SDF udhëhoqi luftën kundër IS në Siri dhe e dëboi grupin nga bastioni i tij i fundit në vitin 2019.
IS vazhdon të pretendojë sulme në Irak dhe Siri, prandaj SDF bën rregullisht operacione kundër xhihadistëve në Siri.
Ky grup tha se sulmi i së hënës në Raqa kishte për qëllim hakmarrjen “ndaj të burgosurve myslimanë” dhe të afërmve të xhihadistëve që jetonin në kampin Al-Hol.
Në shtator, autoritetet kurde arrestuan më shumë se 200 njerëz në Al-Hol pas zbulimit të tuneleve dhe një arsenali armësh të përdorura nga xhihadistët.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...