Autoritetet e tronditura kurde në verilindje të Sirisë kanë akuzuar Turqinë për përdorimin e armëve të ndaluara të tilla si napalmi dhe municionet e fosforit të bardhë.
Ankaraja ka reaguar menjëherë duke mohuar të gjitha akuzat, transmeton portali arbresh.info
Përdorimi i armëve të tilla që nga fillimi i sulmit ndërkufitar nga Turqia nuk mund të konfirmohej në mënyrë të pavarur.
Në një deklatarë të lëshuar tetë ditë pas ofensivës vdekjeprurëse, administrate kurde tha se Turqia kishte përdorur armë të ndaluara për shkak të rezistencës së papritur dhe të fuqishme nga ana e luftëtarëve kurdë në qytetin kryesor Ras al-Ain.
“Agresioni turk po përdor të gjitha armët e mundshme kundër Ras al-Ain,” thuhet në deklaratën kurde.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, pas presionit amerikan ka vendosur për armëpushim në luftën që ka lënë të vrarë dhjetëra cibilë dhe ka detyruar më shumë se 300 mijë njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.
Ministri turk i mbrojtjes Hulusi Akar të enjten mohoi akuzat.
Para gazetarëve ai tha se ‘është një fakt i njohur nga të gjithë se nuk ka armë kimike në inventarin e Forcave të Armatosura Turke”.
Ai madje ka akuzuar vetë kurdët për ‘përdorimin e armëve kimike’, ndërsa ka theksuar se fajin po mundohet t’ia hedhë Turqisë.
Turqia ka filluar ofensivën e saj në Siri, pasi Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi për tërheqjen e trupave ushtarake nga zona e konfliktit./arbresh.info/
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...