Pasi Franca deklaroi se rasti i saj i parë me Covid-19 ishte në dhjetor, shumë kohë përpara se autoritetet të njoftonin për sëmundjen infektive, OBSH ka bërë thirrje që të gjitha vendet e prekura të shikojnë me kujdes për raste të tilla.
Kontrolla duhet t’u referohet rasteve që nga fundi i vitit 2019, transmeton portal arbresh.info
Sipas Deutsche Welle, për shkak të një rasti me Covid-19 të paraqitur në Francë që në dhjetor, tashmë kanë filluar të behën pyetje të reja lidhur me fillimin e pandemisë dhe përhapjen e koronavirusit.

Përkatësisht, Covid-19 u zbulua nga një person që vuante nga pneumonia, prandaj OBSH kërkon që të rishikohen të gjitha mostrat e rasteve me pneumonië.
Sipas zëdhëndësit të OBSH-së, Christian Lindmeier nga Gjeneva, është e mundur që pacientët që trajtoheshin nga pneumonia të kenë vuajtur edhe nga Covid-19.
Nëse do të zbuloheshin më shumë raste të tilla, do të ndihmonte t’i jepte botës një “pamje të re dhe më të qartë” të epidemisë.
Testet e para pozitive me Covid-19 në Francë u paraqitën me 24 janar.
Sidoqoftë, një studim i shkencëtarëve francezë të botuar të hënën (4 maj) thotë se rastet e para me koronavirus mund të ketë pasur që në fund të vitit të kaluar./arbresh.info/
Kurti: Me Abdixhikun patëm takim konstruktiv e dashamirës, ë...
Abdixhiku: Nëse s’ka zgjidhje për presidentin brenda 3 javës...
Zgjedhja e presidentit, nis takimi i Kurtit me Abdixhikun
Raportohet se një burrë nga Kosova ka vrarë ish-gruan në Aus...
Gashi: Sigurimi Shëndetësor të jetë prioritet për reduktimin...
SHBA-ja, Irani dhe ndërmjetësit diskutojnë për një armëpushi...