Presidenti i Kinës Xi Jinping u ka bërë thirrje Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe Koresë Veriore që të shmangin ‘fjalët dhe veprimet’ që janë duke përkeqësuar situatën.
Trump dhe Koreja Veriore kanë shkëmbyer retorikë armiqësore, por Kina, aleati i vetëm i Koresë Veriore ka kërkuar nga të palët që të shmangin fjalët dhe përkeqësimin e situatës, transmeton portali arbresh.info
Në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, thuhet se SHBA-të dhe Kina kanë rënë dakord që Koreja e Veriut duhet të ndalojë ‘sjelljet provokative’.
Tensionet e gjata mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut u përkeqësuan kur ajo testoi dy raketa balistike ndërkontinentale në korrik.
Regjimi koreano verior u zemërua edhe më shumë pas vendimit të OKB-së për të zgjerimin e sanksioneve ekonomike kundër saj./Arbresh.info
Ambasada amerikane: Policia e Shtetit po pajiset me dronët m...
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë
Kurti: Anëtarësimi në NATO, objektiv strategjik i yni
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 62-vjeçarja shqiptare,...
Nga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të ‘çmendur’ p...