Vazhdon të mbetet mister vendi se ku ka fshehur Eskobari pasurinë e tij.
Ai ishte furnizuesi i 80 % të tregut botërot të kokainës. Pablo Eskobar, zoti kolumbian i drogës, është regjistruar i shtati në rradhët e njerëzve më të pasur në botë.
Gjatë mbretërimit të tij 10-vjeçar, udhëheqësi i kartelit thuhet se ka fituar 420 milionë dollarë. Një shumë e pasurisë së tij është investuar në makina luksoze, aeroplanë, dy nëndetëse dhe pronat në gjithë kontinentin.
Pasuritë e tij u konfiskuan nga qeveria, pas konfirmimit të vdekjes së tij.
Megjithatë Roberto Escobar, vëllai i Pablos me profesionin kontabilist, ka zbuluar se shumë miliona të baronit të drogës ende nuk janë zbuluar, raporton expres. Në librin e tij të vitit 2009, “Escobar: The Untold Story Of Penale”, Roberto tregoi për thesare të të vëllait të varrosura në SHBA, Kolumbi dhe pjesë të Meksikës.
Pas publikimit të librin u bë e mundur të zbulohej një shumë prej 8 milionë dollarë të fshehura në një kompleks, ku kishin ekzistuar shumë fabrika kokaine.
Jo më larg se vitin e shkuar, një fermer raportoi për gjetjen e 600 milionë dollarëve të varrosur në një fushë pranë Medellin në Kolumbi. Ato u gjetën të fshehura në fuçi në një plantacion të vajit të palmave.
Vëllai i tij siguron se ka ende thesare të të vëllait të fshehura në New York , Miami, Chicago, Los Angeles dhe qytetet e tjera të Medellin ku ai ka bërë biznes.
“Unë jam gjithashtu i sigurt se ka llogari bankare të harruar që do të mbeten të pa hapura”, pohon Roberto Eskobar.
Ai shpjegon në librin e tij se numrat e këtyre llogarive i dinte vetë Pablo. Sipas tij, ai ka fshehur para të drogës dhe në banka në Evropë.
Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për t...
Rama mbledh kabinetin qeveritar dhe Grupin Parlamentar të PS...
Sot nis gjyqi në themel, Meta kërkon që gjithçka të transmet...
Shpëtohet e moshuara në Vlorë, tentoi të hidhej nga ballkoni...
Trump, i qetë pas të shtënave/ Presidenti i SHBA: Nuk isha i...
Vjosa Osmani refuzon të komentojë për çështjen e presidentit...