Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet sot, ku përfaqësuesit e shteteve anëtare do të diskutojnë për hyrjen e dronëve rusë në hapësirën ajrore të Polonisë, që presidenti polak, Karol Navrocki, i ka përshkruar si përpjekje të Rusisë për të testuar reagimin e Varshavës dhe të NATO-s.
Mbledhja e Këshillit është thirrur me kërkesë të Sllovenisë, Danimarkës, Greqisë, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Avionët luftarakë polakë F-16, ata holandezë F-35, avionët italianë të vëzhgimit me sistemin AWACS dhe avionët e NATO-s për furnizim me karburant në ajër morën pjesë në operacionin për rrëzimin e dronëve në hapësirën ajrore polake, gjatë natës mes 9 dhe 10 shtatorit. Sipas zyrtarëve, dronët kishin ardhur nga drejtimi i Ukrainës dhe Bjellorusisë./rtk
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...